Qyteti i Gjermanisë Lindore, Lajpcig përkujtoi 30-vjetorin e një demonstrimi masiv kundër autoriteteve komuniste, që paralajmëruan fillimin e rrëzimit të regjimit në Gjermaninë Lindore.

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier me këtë rast mbajti edhe një fjalim në sallën e koncerteve të qytetit Gewandhaus.

Një lutje për paqe do të zhvillohet në Kishën e Shën Nikollës në pasdite, kishë e cila ishte qendra e demonstratave që shërbyen përfundimisht për të rrëzuar qeverinë komuniste në fund të vitit 1989.

Ngjarja do të pasohet nga një festival dritash duke kujtuar dritat e mbajtura nga demonstruesit që u mblodhën në qytet duke arritur kulmin në demonstratën masive më 9 tetor 1989.

Në mbrëmje, shkronjat “Leipzig 89” do të rrethohen nga 12 000 qirinj në sheshin e qytetit Augustusplatz.

Gregor Gysi, kreu i fundit i Partisë Komuniste të Gjermanisë Lindore, SED, pritet të mbajë një fjalim me këtë rast.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...