Qytetarët për çdo litër të blerë me karburant shtetit i paguajnë 30 deri 89 deni për rezervat e naftës. Në këtë bazë, shteti në nivel vjetor grumbullon rreth 8 milionë euro. Nga këto mjete, me dekada asnjë denarë nuk marrin kompanitë që i ruajnë rezervat shtetërore. Tre kompanitë, “Makpetrol”, “Luk Oil” dhe “OKTA” ku shteti deponon rezervat e naftës dhe derivateve të naftës, me vite kërkojnë nga Qeveria të fillojë t’u paguaj kompensim.

Të gjitha kompanitë që ruajnë rezerva asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë kompensim. Përveç që i ruajmë rezervat “falas” për shkak se nuk ka ndonjë kapacitet tjetër që mund ta bëjë këtë, gjithashtu në marrëveshjet tona nuk saktësohet ndonjë afat deri kur kemi obligim t’i ruajmë, që është absurd në vete. Mënyra se si marrim “kompensim” për ruajtjen e rezervave është e vjetër, është që nga koha e ish Jugosllavisë dhe thotë se kompania që i ruan rezervat “ka të drejtë të shfrytëzojë deri 30% të tyre gjatë vitit, me kusht që të kthehen të plota deri më datën 31 të muajit 12-të – tha Janis Gerulanos, drejtor ekzekutiv në OKTA.

Sipas drejtorit të OKTA-s, për kompanitë e naftës ky Ligj nuk ka vlerë për shkak se rreziku që e marrin është i madh nëse çmimet e derivateve rriten. Për këtë, në dy vitet e fundit tre kompanitë në fjalë refuzojnë të marrin pjesë në thirrjet publike për ruajtjen e rezervave shtetërore të naftës, që paraqet problem shtesë për vendin. Për momentin ka vetëm 65% të rezervave të naftës dhe derivateve të naftës. Nga Drejtoria e rezervave të obligueshme të naftës shprehen se për t’u paguar kompensim, për këtë duhet të vendos Qeveria me propozim të Ministrisë së Financave.

Nga Ministria e Financave nuk kanë qëndrim për këtë çështje. Sipas vlerësimeve të kompanive, shpenzimi për ruajtjen e rezervave shtetërore të naftës është 3 deri 4 milionë euro në vit.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me