Nga sot, qytetarët do të mund të aplikojnë për subvencione për instalimin e pajisjes së gazit në makinat e tyre. Ministria e Ekonomisë ka shpallur thirrjen e shumëpritur publike për këtë projekt. Përveç instalimit të gazit, do të subvencionohet edhe instalimi i metanit ose ndonjë karburant tjetër alternativ. Shteti mbulon gjysmën e shpenzimeve, por jo më shumë se 300 euro. E rëndësishme është të dihet se një familje mund të aplikojë për instalim të gazit vetëm në një automjet. Me rishikimin e buxhetit për këtë qëllim janë siguruar rreth 250.000 euro. Afati i fundit për paraqitjen e aplikimeve është 2 dhjetori. Subvencionimi do të bëhet me metodën “kush vjen i pari, shërbehet i pari”.

Alsat

Loading...

Shpërndaj me

Loading...