Regjisori Quentin Tarantino dhe bashkëshortja e tij, Daniella Pick, janë bërë prindër për herë të parë.

Përfaqësuesit e Tarantino-s thanë për Page Six: “Daniella dhe Quentin Tarantino janë të lumtur të njoftojnë se lindi fëmija i tyre i parë. Djali lindi më 22 shkurt.” Përveç kësaj, nuk u dha asnjë informacion tjetër.

Bebushi është fëmija i parë i çiftit. Tarantino konfirmoi në gusht se Daniella ishte shtatzënë.

Regjisori dhe këngëtarja/aktorja izraelite u njohën në vitin 2009, kur ai po promovonte filmin “Basterds Inglourious” në Izrael.

Tarantino dhe Daniella u martuan në nëntor të 2018-s në një ceremoni private mes miqve dhe familjarëve. Dasma ishte e para për 56-vjeçarin, i cili është shprehur më parë se “puna monopolizonte gjithë kohën e tij”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...