Më në fund këngëtarja Eleni Fouriera prezantoi klipin që fansat e saj të zjarrtë e prisnin me padurim.

Me kërcime seksi dhe imazhe plot sensualitet klipi duket se është vetëm një flakë që këngëtarja e lindur në Fier pritet të ndezë në skenën e Eurovisionit.

E njohur ndryshe si Beyonce e Greqisë, 31-vjeçarja në këtë edicion do të performojë për Qipron.

Në një intervistë për “Jo vetëm modë” Eleni zbuloi se në Maj ka ndërmend që t’i vërë ‘flakën’ skenës së Lisbonës.

“Do të jap gjithçka tek kjo performancë sepse skena për mua është një dashuri e vërtetë. Performoj prej vitesh dhe ky është pasioni im. Tashmë që kënga është përfunduar ne kemi arritur thuajse në fund të përgatitjeve për shfaqjen që do të dhurojmë në Eurovision. Do të ketë shumë koreografi dhe shpresoj që njerëzit ta shijojnë performancën tonë pasi kjo është më e rëndësishmja për mua. Do bëjmë të pamundurën që bota të ndjejë flakët tona”, tha Furiera.

Këngëtarja po ashtu nuk kaloi pa komentuar edhe pjesëmarrjen e dy shqiptarëve të tjerë në Eurosong, Ermal Metës dhe Eugent Bushpepa. Fouriera i vlerësoi të dyja këngët si shumë të mira.

“Fakti që tre shqiptarë do të ngjiten në skenën e Eurosong më bën të ndihem shumë mirë, shpresoj të shkojmë mirë me njëri-tjetrin. Nuk ndjej konkurencë ndaj tyre”, shtoi Furiera.

Shpërndaj me