Qeveria ka kumtuar mbrëmjen e sotme me anë të një lajmërimi për ndryshimin e emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut dhe për hyrjen në fuqi të marrëveshjes finale, amandamenteve kushtetuese dhe ligjit kushtetues për implementimin e amendamenteve.

Siç njoftojnë nga qeveria  janë plotësuar kushtet për hyrjen në fuqi të amendamenteve të Kushtetutës se Maqedonisë së Veriut dhe ligjit kushtetues për implementimin e amendamenteve të Kushtetutës të Republikës se Maqedonisë, të cilat Kuvendi i Republikës i miratoi më 11 janar 2019. Po ato hyjnë në fuqi sot, me 12 shkurt, pas shpalljes në Gazetën Zyrtare.

Me këto fillon implementimi i detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës dhe amendamentet kushtetuese. Vendimet paraprake për masat aktivitete e nevojshme për kryerjen e këtyre detyrimeve do te prezantohen ne kumtese publike nga ana e grupit punues nder sektorial për implementimin e Marrëveshjes Finale.

Gjithashtu emri ka ndryshuar edhe në faqen zyrtare të saj, siç shihet edhe në foto, nga Republika e Maqedonisë që ishte deri para pak minutash në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...