Bankat, të enjten do të dalin me një qëndrim mbi ndryshimet e tatimeve të shpallura nga Qeveria këtë fundjavë. Shoqata e Bankave të Maqedonisë do të mbajë takim për të diskutuar efektet e aplikimit të tatimit progresiv mbi normat e interesit të depozitave të kursimeve. Përfundimet dhe vërejtjet do t’i dorëzohen Ministrisë së Financave.  Sipas draft-versionit të Ligjit mbi tatimin e të ardhurave, duke filluar nga viti 2020, me 15% do të tatohet interesi për depozitat e afatizuara të kursimit në shumën mbi 15,000 denarë ose 250 euro. Kjo do të thotë se nëse dikush ka një depozitë kursyese të afatizuar prej 30,000 eurosh, me një normë mesatare interesi prej rreth 1 për qind në vit, ai do të kishte një normë interesi prej rreth 300 euro në vit. Me tatimin e ri të propozuar progresiv, për normë interesi deri në 250 euro, nuk do të llogaritet tatim, ndërsa 50 eurot e tjera do të tatohen me 15 për qind. Ekspertët ditëve të fundit kanë alarmuar se edhe pse kjo tatim do të shtyhet deri në vitin 2020, kjo do të rezultojë me një interes të reduktuar në kursime në banka. Megjithatë, ekspertët thonë se edhe procedura është e komplikuar nëse një person ka kursime në disa banka. A do të paguajë tatim mujor, apo vjetor?

Zgjidhja e vetme në këtë kontekst, vetëm nëse nuk shkohet në një aventurë me softuer të shtrenjtë, do të ishte në fund të vitit, përmes secilës llogari që është në kuadër të DAP-it, nëpërmjet formës elektronike të llogaritjes, nëse e tejkalon shumën prej 15,000 Denarë, vet të marrë vendim për pagesë shtesë, për pagesën e tatimit personal të të ardhurave, nga normat e interesit “. – theksoi Pavel Gacov, ekspert mbi tatimin

Gacov megjithatë tha se, Drejtoria e të Ardhurave Publike ka një mekanizëm kontrolli, sepse sipas Ligjit të Bankave ekziston qasje në të gjitha llogaritë e të gjithë qytetarëve, në të gjitha bankat. Sipas projekt ligjit të ri, nga viti 2020, tatim mbi të ardhurat me një normë prej 15 për qind, qytetarët do të paguajnë edhe për dividentat e kamatave të depozitave, të interesit nga huazimet nga personat fizik dhe juridik, në interesat nga letrat me vlerë dhe të ardhura të tjera nga letrat me vlerë.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me