Për përshpejtimin e reformave në administratën publike këtë javë pritet të takohet Sekretariati për reforma dhe Këshilli nacional. BE-ja ia bëri të ditur Qeverisë se duhet të punojë urgjentisht në këto reforma meqë administrata është njëra nga pikat e ndjeshme për përparimin e Maqedonisë drejt anëtarësimit në Bashkimin. Nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës shprehen se që në shkurt të këtij viti është miratuar strategjia dhe plani i veprimit për reformat.

Shpresoj se këtë javë sërish do të thërrasim edhe Sekretariatin për reforma në administratën publik, ndërsa në bazë të kësaj sërish do të bisedojë edhe Këshilli nacional, i kryesuar nga kryeministri. E gjithë kjo bëhet me qëllim që t’i përshpejtojmë aktivitetet tona për realizim të përshpejtuar të masave dhe aktiviteteve që vijojnë – deklaroi Aleksandar Bajdevski, zëvendësministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Rreth punësimeve kornizë, zv.ministri Aleksandar Bajdevski njoftoi se rreth 950 të punësuar tashmë kanë treguar se ku duan të sistemohen. Ai pret institucionet t’i përshpejtojnë procedurat që të punësuarit të fillojnë me punë. Rreth Ligjit për media që rreth një muaj është i bllokuar nga opozita, Bajdevski shton se tash radhën e ka Kuvendi që të zhbllokojë procesin.

Është e qartë se bllokimi i këtij ligji nga partitë opozitare bëhet për ruajtjen gjegjësisht mbrojtjen e njerëzve kadrovik dhe partiak, të cilët i kanë edhe në Këshillin programor të RTVM-së dhe në Këshillin e Agjencisë për media audiovizuale – tha  Aleksandar Bajdevski- zëvendës/ ministër i administratës dhe shoqërisë informatike.

Kryetarja e Komisionit amë për transport dhe lidhje, Liljana Zaturovska nga radhët e VMRO DPMNE-së në prononcim për Alsat M u shpreh se Ligji këtë javë do të vendoset në rend dite. Ajo hodhi poshtë akuzat se opozita bllokon miratimi e ligjit, me sqarimin se ka pasur gjëra më të rëndësishme për të cilat është debatuar muajin e kaluar.

Aleksandra Spasevska

Shpërndaj me