Në vend të 33 promotorëve, vetëm gjashtë prej tyre në tre zyra në Gjermani, Turqi dhe Shtetet e Bashkuara do të promovojnë mundësitë e investimeve të vendit. Këto zyra duhet të hapen më në fund të këtij viti, për shkak se duhet të bëhen ndryshime ligjore në funksionimin e tyre. Në fillim të vitit, Qeveria përsëri vendosi t’i kthejë promotorët ekonomik në skenë, pasi që i shfuqizoi në vitin 2017 pasi ata ishin joefektiv. Drejtori i Zonave Teknologjike të Zhvillimit Industrial, Aleksandar Mlladenovski thotë se zyrat do të punojnë vetëm për të tërhequr investitorë në Zonën teknologjike zhvillimore. Ndërsa sa do të kushtojë angazhimi i promotorëve, këtë nuk e kanë përcaktuar nga Drejtoria. Promotorët që i formoi Qeveria e mëparshme vetëm në vitin 2017 i kushtonin shtetit 1.2 milionë euro.

Njëri do të jetë udhëheqës i asaj zyre, tjetri do të jetë zëvendës-udhëheqës, për fillim. Njëri të mund ta prezantojë në vend ngjarje për kompanitë, që do të vinin këtu, tjetri të jetë mobil dhe ta prezantojë atë që e punojmë”-tha Aleksandar Mlladenovski, drejtor i Drejtorisë së Zonave.

 Lidhur me faktin se deri tani nuk është publikuar asnjë marrëveshje e ndihmës shtetërore me investitorët e rinj, drejtori thotë se të gjitha janë publike dhe të publikuara në Gazetën Zyrtare dhe së shpejti do të publikohen edhe në faqen e internetit të Drejtorisë.

Mendoj rreth janë gjashtë deri në shtatë kontrata, që janë nënshkruar, të reja për ndihmë shtetërore dhe po aq presin për nënshkrim, sepse aktualisht po nënshkruhen marrëveshje qiraje”-pohoi Aleksandar Mlladenovski, drejtor i Drejtorisë së Zonave.

Drejtori njoftoi ndryshim në Ligjin Doganor sepse një pjesë e kompanive të huaja, që veprojnë në vend ankohen për mospërputhje e normave doganore me ato evropiane. Për vlerësimin “zero” të dhënë nga investitorët gjermanë për punën e qeverisë, drejtori u arsyetua se ajo është për shkak të ndryshimit të shpeshtë të ligjeve. Mlladenovski tha se përveç “Xhonson Metit”, të cilit tashmë i ka skaduar ndihma shtetërore, mbështetja dhjetëvjeçare do të pushojë së qeni e vlefshme edhe për disa kompani të tjera, por asnjëra prej tyre nuk njoftoi tërheqje nga Maqedonia. Deri tani, në Zonë ka 24 investitorë, ndërsa 18 janë në fazën e realizimit të investimeve të tyre.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...