Qeveria sërish i kthen në skenë promotorët ekonomik. Në vend se përmes Agjencisë për Investime të Huaja, tani përmes Drejtorisë së Zonave të Lira Ekonomike janë paraparë rreth 30 persona që do të shpërndahen në tre zyra në Amerikë, Gjermani dhe Turqi. Edhe pse menjëherë pas ardhjes në pushtet Qeveria i tërhoqi promotorët ekonomik, pasi siç pohonte, ata janë joefikas dhe paralajmëroi angazhimin e atasheve ekonomik. Sipas zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, promotorët sipas modelit të ri të punës do kenë punë të njëjtë si ato të qeverisë së kaluar, por vetëm nuk do kenë lidhje me ambasadat që i kemi në ato vende në mënyrë që mos tu përzihen kompetencat. Ky model sipas zëvendëskryeministri është më i lirë.

Ato do jenë njësi të përqendruara që do kenë obligime të dyfishta. E para, botën ta informojnë për programet tona, të bisedojnë me investitorë të huaj, t’i sjellin ato në Maqedoni, dhe detyra e dytë do të jetë t’i prezantojnë prodhimet e Maqedonisë, atë që ne si shtet e prodhojmë- deklaroi Koço Angjushev, zëvendëskryeministër.

Promotorët e parë shteti i emëroi në vitin 2008. Deri ka mesi i vitit 2017 nëpër botë kishte 33 të tillë. Për një vit, përkatësisht në vitin 2016 për ta nga buxheti i shtetit janë paguar 1.2 milionë euro. Sipas informatave, secili nga promotorët ka pasur rrogë mujore prej 2500 deri në 3 mijë euro. Enti Shtetëror i Revizionit në raportin e publikuar para dy jave ka konstatuar parregullsi në Agjencinë për Investime të Huaja për punën e promotorëve.

Aleksandra Spasevska 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...