Nga ajo virtuale, për 2 vite ekonominë e transferuam në ekonomi reale. Masat qeveritare kanë lëvizur rritjen ekonomike. Prodhimi Bruto Vendor nga -1,8% të cilin e trashëguam, është rritur në 3,2% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar ndërsa ekonomia tani bazohet në industri. Kështu zëvendës- kryeministri Koço Angjushev vlerësoi punën e ekipit ekonomik në Qeveri në dy vitet e kaluar. Shtoi se sfida kryesore tani do të jetë ndryshimi i sistemit arsimor, që mund të bëhet faktor kufizues për ekonominë. Sipas tij, ka hapësirë për përmirësim në realizimin e investimeve kapitale, ku dy vitet e kaluar kishte rezultatet më të dobëta.

Kjo është rezultat i ekonomisë reale, kjo në aspekt afatgjatë është e qëndrueshme dhe kjo i nevojitet shtetit në afat të gjatë, kjo është ajo që ne si ekip ekonomik tentuam ta arrijmë. Kjo është esenca nëse duam ekonomi reale afatgjate dhe prosperitet ekonomik. Ekonomia reale e bën këtë rritje”-tha Koço Angjushev, zëvendës kryeministër.

Biznesmenët nga ana tjetër vërejtje ndaj Qeverisë kanë sa i përket realizimit të dobët të projekteve strategjike infrastrukturore. Ata kërkuan ndërtim më të shpejtë të autostradës drejt Kosovës. Ata i kërkuan Qeverisë që të investojë më shumë para në zhvillimin e balancuar rajonal me qëllim që të parandalojë migrimin në rritje të të rinjve jashtë vendit.

Mendoj se fokusi i Qeverisë është që të përqendrohet më shumë në pjesën rurale, zhvillimi i barabartë rajonal është një prioritet sepse 1% e PBV-së është minimumi që duhet të investohet në atë pjesë”-pohoi Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Zyrtarët e qeverisë thanë se ky vit do të jetë një nga vitet më të suksesshme ekonomike, sepse Qeveria ka pasur kapacitet dhe fuqi për të dhënë një rezultat të tillë.

Aleksandra Spasevska

Loading...

Shpërndaj me

Loading...