Qeveria nuk tregon qartë se kur do të caktohet seanca për shqyrtimin dhe më pas, shkarkimin e mundshëm të drejtorit të Byrosë për Siguri Publike Llaze Vellkvoski pas skandalit në të cilën u përfshi ditë më parë, për shpërdorimin e makinës së tij zyrtare me vajzën e tij, për udhëtim jashtë vendit. Ditë më parë vetë Ministri i Punëve të Brendhsme Oliver Spasovski paralajmëroi se do të propozojë shkarkimin e Llaze Vellkovskit në seancën e radhës të Qeverisë. Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se tashmë Departamenti i Kontrollit të Brendshëm dhe Standardeve Profesionale ka kryer të gjitha kontrollet e duhura dhe ka përgatitur raport. Nga qeveria gjithsesi, thonë se ende është e paqartë nëse Spasovski do të dorëzoj në qeveri propozimin për shkarkim, por theksojnë se në rast se “po”, ai do shqyrtohet.

Qendrimi i Qeverisë

Propozimi i ministrit Spasovski, në përputhje me procedurat, do të vendoset në rend dite, në seancën e Qeverisë, nëse do të dorëzohet”.

Sipas procedurës, ky propozim do të diskutohet direkt në seancë, pa kaluar më parë në Komisionin për Cështje Kuadrovike, të përbërë nga vetë ministri Spasovski, zv/kryeministri Angjushev, zv kryeministri Lika, si dhe ministrat Filipce dhe Duraku. Shpërdorimi i veturës zyrtare nga ana e Vellkovskit u denoncua nga opozita si dhe ngriti shumë pakënaqësi në opinion, veçanërisht pas daljes në publik edhe të lejes për udhëtim, pa miratim. Për VMRO-DPMNE, skandalet në MPB marrin fund vetëm me dorëheqjen e ministrit Spasovski.

Alsat-M

Shpërndaj me