Për qeverinë e re greke, marrëveshja e Prespës duhet të përmirësohet. Këtë e theksoi zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Miltiadis Varvitiotis në prani të ministrit Nikolla Dimitrov, në Athinë. Zëvendësministri grek, në fjalimin e tij, nuk e ka quajtur asnjëherë vendin me emrin e ri, Maqedonia e Veriut. Më shpesh përdorte termin fqinj verior ose fqinjët nga Ballkani. Ministri Dimitrov beson se marrëveshja nuk është e rrezikuar.

Mendoj se është logjike dhe është shumë e natyrshme të investohet në një marrëdhënie besimi dhe afërsie me qeverinë e re dhe mendoj se duhet të punojmë për t’i bindur në atë që ne besojmë, se marrëveshja e Prespës është një shans dhe mundësi e madhe, dhe jo barrë. .. “- theksoi Nikolla Dimitrov, Ministër për punë të jashtme

Pala greke njoftoi se dëshiron marrëveshjen ta bëjë më të frytshme me ruajtjen e interesave të tyre kombëtare. Me vëmendje do të ndjekin rrugën e Maqedoninë drejt Bashkimit Evropian, duke njoftuar një betejë të ashpër mbi markat tregtare. Qëllimi kryesor do të jetë që kompanitë greke të përdorin termin Maqedoni, pa humbur kohë dhe para.

Marrëveshja ka mekanizëm. Ne tashmë kemi një ekipi ekspertësh që është pjesë e komisionit që do të zgjidhë çështjen e markave tregtare, njësoj edhe pala greke. Do të ketë edhe ekspertë ndërkombëtarë, të cilët do të ndihmojnë dhe lehtësojnë këtë proces. Është mirë të ketë një mekanizëm që do të mbrojë biznesin nga të dyja anët. Është një punë e filluar dhe ndoshta pas pushimeve kjo do të zhvillohet më intensivisht. “- tha Nikolla Dimitrov, Ministër për punë të jashtme

Një sfidë për Marrëveshjen e Prespës do të jetë edhe naftësjellësi Selanik -Shkup, zgjidhja e të cilit është parashikuar në këtë dokument. Për Dimitrovin, ky është një problem i trashëguar, por thotë se do të zgjidhet në të ardhmen. Dhe nga Helenik Petroleum, pronari më i madh i naftësjellësit Selanik -Shkup, besojnë në zgjidhje.

Nëse zgjidhet çështja e naftësjellësit, do të ndodhin disa gjëra. Së pari, ju do të keni një furnizim të sigurt, e dyta sasi shumë më të mëdha do të hyjnë, dhe e treta do t’i mundësojë OKTA-s të investojë në depot dhe të bëjë një përmirësim të tyre “- u shpreh Robert Karahanas, Helenik Petroleum

Nga njëra anë, Helenik Petroleum pret një zgjidhje për problemin e naftësjellësit, i cili do t’i mundësojë OKTA-s të bëhet një lojtar i respektuar rajonal në tregun e derivateve, por nga ana tjetër e padit qeverinë për t’i paguar 31 milionë dollarë plus interesa, për shkak të mosrespektimit të kontratës për blerjen e 500 mijë ton mazut në vit. Nuk mësuam nëse kërkesën për pagesën e parave, pala greke do ta shkëmbejë për zgjidhje të shpejt të çështjes me naftësjellësin.

Goran Temenugov

Loading...

Shpërndaj me

Loading...