Ende ka vend që qeveria ta braktisë synimin e saj për të taksuar fitimet e kapitalit të qytetarëve. Këto janë dividentë, të ardhura nga qiraja, fitime nga lojërat e fatit. Nëse reforma e paralajmëruar e taksave jep rezultate negative, qeveria mund ta tërheqë zgjidhjen ligjore. Aktualisht me të parashikohet nga viti 2020 taksimin progresiv i fitimeve të kapitalit me një normë prej 15 përqind.

Ne duam të stimulojmë tregun e kapitalit, duam të stimulojmë zhvillimin e bursës. Nëse kjo është një nga masat, që duhet të ndërmerren, për ta stimuluar atë, me siguri do ta diskutojmë atë mundësi- tha KOÇO NAGJUSHEV -ZËV/MINISTËR I EKONOMISË.

Efektet negative të kësaj mase qeveritare, nëse aplikohet, sigurisht se do të pësojnë investuesit vendor, pohon drejtori i Bursës së Maqedonisë, Ivan Shteriev. Si sfida me të cilat duhet të merret kjo veprimtari, përveç aspekteve fiskale dhe taksimit, është edhe dilema çfarë do të lindë me listën/kotimin e detyrueshme që vlen deri në prill të vitit të ardhshëm?

Në përgjithësi, nëse shikoni statistikat e bursës nga vitet e kaluara, përqindja e pjesëmarrjes së të huajve është shumë e ulët, kështu që nuk besoj se ndonjë ndryshim i tatimeve do të ketë efektin e ikjes së investimeve të huaja. Ne duhet të punojmë në fusha të tjera për të tërhequr investitorë të huaj në bursë. Por, do të kishte edhe efekte të tatimimit të fitimeve të kapitalit tek individët vendas që janë shumë aktiv- deklaroi IVAN SHTERIEV – DREJTOR I BURSËS SË MAQEDONISË.

Përveç komunitetit të biznesit që ka ngritur zërin kundër tatimit progresiv, brokerët dhe bankierët janë të mendimit se tatimimi i dyfishtë do të ndikojë negativisht në qarkullimin e bursës. Qëndrimi i qeverisë është se me tatimin progresiv do të mblidhen më shumë para në arkën e shtetit.

Ive Petrevski 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...