Qeveria ngriu tatimin progresiv dhe përkohësisht e ktheu tatimin e sheshtë prej 10%. Ngrirja do të zgjasë për 36 muaj dhe gjatë kësaj periudhe autoritetet gjithashtu heqin dorë nga tatimi 15% mbi fitimet kapitale, si dhe të normave të interesit, që tejkalojnë 15 mijë denarë, për depozitat bankare. Këto dy tatime duhej të fillonin nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ngrirja e tatimit progresiv erdhi pasi nuk dha rezultatin e dëshiruar dhe u miratua pa konsultimin e nevojshëm me komunitetin e biznesit. Me të, çdo e ardhur mbi 1.500 euro tatohej me 18%, dhe shuma deri në atë shumë tatohej me 10%.

Në përgjithësi, vlerësimi thotë se për shkak të këtyre efekteve, i ashtuquajturi evazion fiskal ose gjashtë muajt e parë të vitit, që nga aplikimi i tatimit progresiv dhe atij më të lartë të të ardhurave, janë mbledhur 12 milion euro, dhe nëse subjektet ekonomike kanë vepruar siç kanë vepruar në gjysmën e parë të vitit 2018, është dashur të mblidhen 19 milion…-deklaroi NINA ANGELOVSKA- MINISTRE E FINANCAVE.

Por, njëri nga autorët e tatimit progresiv, Branimir Jovanoviq, i cili ishte këshilltar i ish ministrit Dragan Tevdovski, thotë se ky konfirmim i ministres nuk është i saktë.

Madje, ministrja atë që e tha në konferencë shtypi është jo- profesionale dhe përplot gabime parimore. Ajo tha se një pjesë e njerëzve kanë evituar tatimin, por esenca është në atë se me ndryshimet që u bënë atëherë, një pjesë e të ardhurave do të paguhen madje vitin tjetër, me paraqitjen vjetore të tatimit dhe atëherë do të shihen efektet e përgjithshme nga tatimi progresiv- tha Branimir Jovanoviq- ish këshilltar në Ministrinë e financave.

Ministrja Angellovska thotë se kthimi i tatimit të sheshtë, që e miratoi VMRO DPMNE, nuk është largim nga premtimet parazgjedhore të LSDM-së në vitin 2016 për tatim progresiv të të pasurve dhe transferimin e këtyre mjeteve tek të varfrit.

Kjo qeveri mendon, unë mendoj se tatimi progresiv mund të luajë një rol të dobishëm shoqëror nëse hartohet në mënyrë optimale, në konsultim me palët e interesuara, i planifikuar dhe paralajmëruar me kohë, në mënyrë që të gjithë të mund të përgatiten në kohën e duhur dhe sigurisht shumë e rëndësishme në një kohë kur besimi është i fortë në institucione dhe kur është e adresuar ekonomia gri- tha Nina Angelovska.

Me këtë, Qeveria i shkurton të ardhurat e buxhetit për rreth 30 deri në 40 milion euro dhe, ato 30-40 milion euro qeveria ua jep më të pasurve 1% në shtet. Nuk e di se me çfarë fytyre mund ta bëhet kjo… – Branimir Jovanovic, ish këshilltar në Ministrinë e Financave.

Jovanoviq thotë se me këtë, krahu i biznesit në qeveri përfundimisht e ka mundur krahun socialdemokrat. Ndërsa ish-ministri i Financave, Dragan Tevdovski, i cili pësoi gjatë të ashtuquajturës “fshesa” e Kryeministrit Zaev, në profilin e tij në FB sot u bëri thirrje deputetëve që do të votojnë për të pezulluar tatimin progresiv, të mendojnë edhe për fshirjen e fjalës “socialdemokrate” nga emri i partisë së tyre.

Goran Temenugov 

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...