Mërgimtarët e rinj do të mund të konkurrojnë për promotorë ekonomik të vendit tonë, në tre zyrat në botë që planifikon ti hapë qeveria. Zëvendëskryeministri Koço Angjushev tha se tani pas përfundimit të zgjedhjeve do të bëhen ndryshimet e nevojshme ligjore, të cilat do të mundësojnë hapjen e tre zyrave ekonomike në SHBA, Gjermani dhe Turqi. Për këto është paraparë të angazhohen tre deri katër promotorë. Por, kur do të fillojnë me punë ata ende nuk dihet. Zëvendëskryeministri thotë se këta persona do të punësohen përmes konkurseve, por kritere më të rëndësishme për zgjedhjen e tyre do të jetë arsimimi dhe njohuria e gjuhëve të huaja.

Ndoshta do të jetë dikush nga këta të shpërngulur nga Maqedonia, kanë përfunduar arsimin jashtë shtetit dhe aktualisht jetojnë atje, unë do të jem i lumtur të angazhojmë disa prej këtyre njerëzve”.- theksoi Koço Angjushev, Zëvendës, kryeministër

Edhe pse fillimisht u njoftua se ata vetëm do të tërheqin investitorë të huaj, Angjushev njoftoi se promotorët do të punojnë edhe në promovimin e kompanive vendase. Ky qenka koncept më i lirë krahasuar me qeverinë e mëparshme që kishte 33 promotorë në botë. Dy vjet pas shfuqizimit të tyre për shkak se kanë qenë joefektiv, qeveria tani i kthen në skenë promotorët ekonomikë, që ishin një projekt i qeverive të Gruevskit dhe vetëm në vitin 2017 i kushtuan shtetit 1.2 milionë euro.

Aleksandra Spasevska

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...