Një studim i bërë së fundmi sugjeron që konsumimi i qepëve dhe hudhrës, e zvogëlon rrezikun e kancerit të gjirit tek femrat.
Shkencëtarët kanë analizuar shprehitë dietale të më shumë se 600 grave në Puero Rico. Ata kanë vërejtur se grate, të cilat konsumin qepë dhe hudhra çdo ditë ishin më pak të rrezikuara dhe të prekura nga kanceri i gjirit.

Sipas statistikave, një një tetë gra preket nga kanceri i gjirit. Gjetja e metodave sa më natyrale për luftimin dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje, e cila ka një prognozë shumë të ulët, është shumë e nevojshme.
Qepët dhe hudhrat preferohen të konsumohen të freskëta, sepse vetëm një minut në nxehtësi dhe ato kanë aftësi t’i humbin vlerat ushqyese. Këto dy produkte, përmbajnë një numër të madh të antioksidantëve, të cilët njihen për inhibimin e rritjes së pakontrollueshme të qelizave.
Sipas ekspertëve, femrat duhet të kujdesen shumë për mënyrën e usheyerjes, sepse edhe në studimet e mëparshme është vëtetuar se disa ushqime janë të lidhura me kancerin e gjirit. Sipas tyre një ecje apo heqje dorë nga ushqimet e procesuara do të ishte një fillim i mire.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...