Ekonomia në vend nuk mund të lejojë që e diela të jetë ditë jo pune sepse kjo do të ndikojë negativisht në prodhim. Kjo është përgjigja e punëdhënësve lidhur me kërkesën e LSM-së. Ata nuk pajtohen as afatin i kontratave me afat të caktuar të zvogëlohet nga pesë në një vit. Sipas tyre, zgjidhja ideale është që kontratat të zgjasin për tre vjet, pas çka do të mund të merret vendim për kohë të papërcaktuar. Nga Lidhja e Sindikatave mbrojnë qëndrimin që afati për kontratat me afat të caktuar të jetë një vit.

Në një situatë kur keni aktivitete ku prodhimi dhe orari i punës janë baza e prodhimit, duhet të jeni të vetëdijshëm që nëse punoni më pak orë do të fitoni më pak. Nëse patjetër duhet të mos punojmë ditën e diel, kjo nuk është një zgjidhje e mirë në Maqedoni. Imagjinoni të gjitha kafenetë, restorantet dhe të gjitha dyqanet mos të punojnë, kush do të shëtisë në Shkup”-pohoi Angel Dimitrov, kryetar i Organizatës së Punëdhënësve.

Minimum një viti të zgjasin kontratat me afat të caktuar, të rritet pushimi i lehonisë në 12 muaj, dhe një sërë pika tjera që ne i konsiderojmë të nevojshme që punëtorët dhe shteti ynë të funksionojnë”-theksoi Darko Dimovski, kryetar i LSM-së.

Andrea Çobanova

Loading...

Shpërndaj me

Loading...