Qelizat e meshkujve vdesin nën kushte të veçanta të stresit ndërsa ato të femrave rezistojnë dhe mbijetojnë, sipas një studimi të ri nga Instituti Italian i Shëndetit (ISS).

Studimi i botuar në revistën “Cell Death and Disease”, u krye nga studiues dhe shkencëtarë të ISS, nga Universiteti i Bolonjës dhe nga Këshilli Kombëtar i Kërkimit (CNR) me qendër në Romë.

“Në përgjithësi, qelizat mashkullore (XY) i përgjigjen stresit me vdekje të programuar (apoptoza), ndërsa qelizat femra (XX), në përgjigje të të njëjtit stres, aktivizojnë mekanizmat e mbijetesës (autofagia) dhe ndalojnë vdekjen e qelizave”, deklaroi studiuesja e ISS, Paola Matarrese.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...