Në mënyrë që të heqin dorë nga ngrohja qendrore, qytetarët do të duhet të sigurojnë elaborat që do të garantojë, se elementi i ri i ngrohjes në shtëpi, ose në zyrë do të jetë më ekonomik sesa ngrohja qendrore e qytetit. Kjo dispozitë është pjesë e Ligjit të ri të efikasitetit të energjisë, i cili i përcakton rregullat e reja dhe që hyri në fuqi. Qytetarët do të duhet të paraqesin elaborat te operatori i shpërndarjes së energjisë termike.

Konsumatorët do të kenë mundësinë të shkyçen nëse mënyra e re e ngrohjes, ose ftohjes është më efikase energjetikisht, ekologjikisht më e pranueshme, ose shpenzon më pak energji primare. Konsumatorët gjithashtu do të duhet të kërkojnë pëlqimin e shumicës së banorëve që jetojnë në ndërtesë – tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Nga ana tjetër, qytetarët që dëshirojnë të ri-integrohen në sistemin e ngrohjes qendrore, do të jenë në gjendje të kthehen menjëherë, por vetëm do të duhet të shprehin dëshirën e tyre. Rregullatori këmbëngul në kërkesën, në Ligjin e ri për ndërtim të qëndrojë obligimi i objektit të sapo ndërtuar, nëse është në një rajon ku ka një sistem të organizuar të ngrohjes, patjetër të jetë i lidhur me sistemin, dhe jo investitori me zgjedhjen e tij të përcaktojë cilin energjens do ta përdorë për ngrohje dhe ftohje të hapësirave. Numri i përgjithshëm i familjeve që përdorin ngrohje qendrore në Shkup është pothuajse 55 mijë.

Ile Petrevski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...