Vetëm një ditë pas largimit të trajnerit turk Bulent Akin, skuadra e FC Shkupi ka gjetur pasardhësin e tij. Skuadra nga Çairi konfirmoi se trajner i ri do të jetë Qatip Osmani, i cili firmosi kontratën deri në vitin 2021. Në dy sezonet e fundit, Osmani ishte pjesë e Shkëndijës , me të cilën fitoi 2 tituj kampion dhe një titull të Kupës. Ndërkohë në përgjithësi Qatip Osmani numëron 3 tituj kampion, një titull në Kupën dhe SuperKupën e Maqedonisë. Osmani është trajneri i tretë që ulet në stolin e FC Shkupit, pas trajnerëve turk Umit Karan dhe Bulent Akin.

Pas bisedimeve kuptova se në çfarë drejtimi shkon klubi dhe kjo më pëlqeu kjo ide. Ndjehem I privilegjuar në klubin që ka histori. Më kujtohet personlisht viti 2000, kur ky ekip dominonte në futbollin vendor. Ashtu që dëshira ime është që Shkupin të sjell në gjendjen e viteve 2000,” tha mes tjerash , Qatip Osmani.

Qatip Osmani me ekipin e ri do të debutojë në ndeshjen e Kupës me Sileksin, më 25 shtator, ndërsa në këtë fundjavë, ekipi do të drejtohet nga Orhan Abdi.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...