Presidenti rus, Vladimir Putin ka dërguar në parlament paketën me ndryshimet e propozuara kushtetuese në parlament, pasi ka njoftuar një javë më parë ndryshime të sistemit politik shtetëror.

Putini kërkon të largojë shprehjen “e njëpasnjëshme” në kushtetutën aktuale, ku përcaktohet se presidenti nuk mund të shërbejë “më shumë se dy mandate të njëpasnjëshme”, bazuar në projektligjin e postuar në faqen e Dhomës së Ulët të Parlamentit rus.

Lideri rus ka paralajmëruar një varg ndryshimesh kushtetuese në një fjalim drejtuar kombit më 15 janar, duke nxitur reagime se 67-vjeçari, mund të mbetet në pushtet përtej mandatit të katërt presidencial më 2024.

Në mesin e ndryshimeve përfshihet edhe një propozim për t’i dhënë kushtetutës prioritet në çështjet e ligjit ndërkombëtar dhe transferimi i disa kompetencave te kryeministri dhe Këshilli Shtetëror.

Një grup punues është formuar nga Putini për ndryshimet e propozuara, dhe vetë presidenti rus është zotuar për një votë popullore të këtyre ndryshimeve.

Fjalimi i Putinit është përcjellë me dorëheqjen e Dmitry Medevedevit nga pozita e kryeministrit.

Ai është zëvendësuar një ditë më vonë nga Mikhail Mishustin, i cili më parë ka udhëhequr shërbimet e taksave në Rusi./rel

Loading...

Shpërndaj me

Loading...