Në dhjetë ditët e fundit, një numër i madh shpalljesh u publikuan për punësim në administratën shtetërore. Nga roje deri në korrierë, nga nëpunës e deri te administratorë, deri te drejtues të departamenteve. Këtë punësim pas-festive, kryeministrit Zaev, e arsyetoi me nevojën për të plotësuar vendet vakante në institucione dhe ndërmarrje publike. Këto vende pune janë liruar në gjysmën e dytë të vitit të kaluar dhe tani vetëm kërkohet personel që të mbushë këto vende, tha Zaev, i cili tha se nuk ishte çështje e punësimit të anëtarëve të partisë. Kërkohet kuadër i ri në Agjencinë e Punësimit , njoftimi është shpallur në Agjencinë për Mbështetje Financiare të Bujqësisë, Drejtorinë për Siguri, Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe në disa institucione të tjera që janë nën kompetencën e Qeverisë.

ALSAT

Loading...

Shpërndaj me

Loading...