Sipas të përditshmes britanike “Daily Mail”, lojtari portugez , Bruno Fernandes,  pritet të jetë në “Anfield” këtë të diel, për të parë ndeshjen që “Djajtë” e trajnerit Solskjaer do të luajnë ndaj Liverpulit në Premier Ligë, pas së cilës do të firmos edhe kontratën me Mançester Junajtedin. Fernandes pritet të paguhet 130 mijë stërlina në javë, ndërkohë që skuadra portugeze e Sporting do të arkëtojë 60 milionë stërlina nga shitja e futbollistit (50 milionë për kartonin + 10 milionë bonuse). Fernandes pritet të luajë edhe ditën e premte me skuadrën e Sporting, ndeshjen e fundit në derbin ndaj Benfica dhe më pas të udhëtojë drejt Anglisë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...