Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin serb.

Ekzekutimi i kryetifozit të Partizanit të Beogradit, Lubomir Kica Markovic ka shokuar opinionin sportiv anë e mbanë botës. Ai u qëllua gjashtë herë nga një i panjohur, ndërsa policia ka nisur tashmë hetimet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në rrugën “Milenka Grcic” në Beograd.

Mediet serbe kanë publikuar pamjet kur ekzekutohet në kokë dhe gjoks. Autori i sulmit nuk është identifikuar ende. Ndërsa në video mund të shihni momentin e tmerrshëm kur Markovic humb jetën.

37 vjeçari fitoi reputacion në opionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vavic. Më parë, Markovic ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e tifozit francez, Bruce Taton.

Pas apelit, dënimi i tij u ul në 13 vjet. Burime për gazetën serbe, “Blic” pohojnë se Markoviç shëtiste i lirë në rrugët e vendit, teksa ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Aleksandar Vavic, një nga tre vëllezërit Vavic, i dënuar në mënyrë të përsëritur për krime të ndryshme, të cilët ishin edhe anëtarë të “Alcatraz”.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...