Me Eden Hazardin tashmë në skuadër, duket se për Nejmarin nuk ka vend në formacionin e “Los Blancos”, mirëpo Florentino Perez e dëshiron transferimin e tij. Sipas Goal.com, “Los Blancos” ndër vite kanë tentuar ta rivalizojnë Barcelonën me emra të mëdhenj, mirëpo nga kjo gjë mund ta pësojnë keq. Paris Sen Zhermeni është i gatshëm që ta shesë lojtarin problematik, mirëpo kërkon 222 milionë euro. Madrilenët thuhet se mund të ofrojnë dy lojtarë dhe para që ta përfundojnë marrëveshjen, mirëpo mediumi anglez raporton se ky transferim do t’i bënte shumë dëm madrilenëve. Real Madridi e kishte kërkuar Nejmarin edhe në kohën kur ishte në Santos, ndërsa tani presidenti Florentino Perez e do me ngulm transferimin e tij. Mediat në francë shkrujanë se oferta e fundit e Barcelonës për huazim dhe blerje në sezonin e ardhshëm është hedhur posht nga PSZH.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...