L’Equipe”, jep lajmin e bujshëm. Sipas të përditshmes franceze, PSZH kërkon dy futbollistë të Barcelonës dhe jo më pak se 100 milionë euro në dorë, në këmbim të Nejmarit. Një marrëveshje huazimi potenciale, me detyrimin blerjen e brazilianit, është tërësisht e përjashtuar nga ana e parisienëve, të cilëve u duhen para për të blerë zëvendësuesin e Nejmarit. Cilët futbollistë do të tundohej PSZH të merrte nga Barça? Referuar aludimeve të “L’Equipe”, 3 janë kandidaturat e parapëlqyera: Filipe Koutinjo, Nelson Semedo dhe Ousmane Dembele. Nga ana tjetër është refuzuar Ivan Rakitiç, pasi roli i kroatit është mëse i mbuluar te skuadra aktuale e PSZH-së.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...