Paris Sen-Zhermeni mjaft lehtë ka siguruar biletën e mbetur për në finalen e Kupës së Ligës së Francës, ku do të sfidojë Lionin. Kampionët në fuqi të Francës triumfuan me rezultatin 0-3 ndaj Reims, falë Nejmarit, protagonist me shërbimet e tij nga goditjet standarde. Braziliani nisi serine e  3 golat për PSZH-në, të dërguar në rrjetë nga Markinjos në minutën e 9-të. Pasuan autogol i N’Klomande në të 31’ dhe Kouassi në të 78’. Në momentet e fundit të takimit u shndërrua në protagonist edhe ylli francez, Mbappe, që dërgoi topin në rrjetë, por pas e shtyu atë me dorë, duke u ndëshkuar me karton të verdhë nga arbitri që aty pranë ishte dëshmitar i parregullsisë së sulmuesit. PSZH do të ndeshet në finale me skuadrën e Lionit, që ditë më parë triumfoi ndaj Lille, pas ekzekutimit të penalltive.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...