Braziliani Nejmar duket se do të jetë gati për ndeshjen që Paris-Sen Zhermenin do të luajë në “Bernabeu” kundër Real Madrid më 26 nëntor. Braziliani pësoi një dëmtim në kofshën e majtë tetorin e kaluar gjatë kohës që ishte i grumbulluar me Brazilin dhe PSZH shpreson që ai të kthehet në dispozicion për ndeshjen e kampionatit që skuadra do të luajë në shtëpi kundër Lillee, 22 nëntorin e ardhshëm. Nejmar është kthyer të stërvitet me shokët e ekipit dhe ka hyrë në fazën e fundit të rikuperimit, që do të thotë se prania e tij në fushë kundër Lilles dhe Real Madridit është shumë e mundshme. Ai do të ketë mundësinë të pushojë këtë fundjavë, sepse trajneri Tushel ka informuar lojtarët e PSZH-së që nuk janë të grumbulluar me kombëtaret respektive se nuk do të ketë stërvitje deri të hënën.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...