Paris Sent Zhermeni, duke parë pasiguritë që ekzistojnë për të ardhmen e Nejmarit dhe Mbapes, është vënë në kërkim të një sulmuesit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, francezët i kanë kthyer sytë nga Italia. Kampionët e Francës duan të marrin Lorenzo Insinje nga Napoli, me presidentin De Laurentiis që kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë. Gjithsesi, vlera aktuale e lojtarit në merkato është 60-65 milionë euro dhe menaxheri i tij, Mino Raiola, do të takohet me klubin italian për të folur për të ardhmen e Insinje-s. Futbollisti nuk do të ishte kundër një transferimit te PSZH, ku do të ribashkohej me Marko Verati-n, shoku i tij i skuadrës te Peskara.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...