Tani që De Ligt pritet të firmosë te Juventusi, PSZH ka gjetur një alternativë cilësore, por shumë më të lirë, sepse po mbyll blerjen e qendërmbrojtësit Abdou Diallo nga Borusia Dortmund. Diallo u transferua te Dortmundi vitin e kaluar për 28 milionë euro nga Mainzi, që e kishte blerë në 2017 për 5 milionë euro nga Zulte Varegemi në Belgjikë. Një sezon si titullar në Dortmund (fillimisht në qendër e më pas në krah të majtë për shkak të dëmtimeve) dhe 23-vjeçari bëhet gati për një hap tjetër të madh përpara, ndërsa Dortmundi pranon ta shesë për 32 milionë euro. Fillimisht sepse i duhen para pas shpenzimeve të mëdha këtë verë dhe së dyti sepse në qendër të mbrojtjes tashmë ka një si Mats Humels. Pikërisht kthimi i veteranit bëri që Diallo të kërkonte garanci aktivizimi, që Dortmundi nuk ia jep dot, ndaj tashmë francezi do të firmosë për 5 vite me PSZH-në. Edhe pas shitjes së Diallo Dortmundi ka shumë lojtarë në qendër të mbrojtjes, me emra Hummels, Manuel Akanji e Dan Axel Zagadou që janë të paprekshëm, ndërsa një mes Omer Toprak e Leonardo Balerdi do të largohet.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...