Dani Alvesh zyrtarizoi vendimin se sezoni që lamë pas ishte i fundit për të në Paris. Mbrojtësi tashmë do të kërkojë një eksperiencë të re, me shumë mundësi në Premier Ligën duke qenë se është një kampionat të cilin nuk e ka provuar. Ndërsa, nuk përjashtohet edhe një rikthim në Brazil. Megjithatë, tashmë Alvesh është një temë e mbyllur për skuadrën e PSZH-së, e cila ka detyrimin për të mbuluar hapësirën e lënë bosh nga largimi i 36-vjeçarit. Një ndër emrat për të cilin parisienët interesohen, është ai i Nelson Semedos të Barcelonës. Pikërisht, aksi Paris-Barcelonë pritet të prodhojë shumë lëvizje në këtë sezon, ndërsa në tratativa nuk mungon as e ardhmja e Nejmar. Megjithatë, PSG është e përqendruar për momentin te pista Semedo për të zëvendësuar Alveshin.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...