Skuadra franceze e PSG-së, duke falënderuar parave të miliarderit Nasser Al-Khelaifi, shumë shpejtë u ngjit në majën e futbollit evropian, por këta tani mund të përballen me probleme pas skandalit që po trondit këtë skuadër. Në fakt në periudhën prej vitit 2013 deri në vitin 2018-të, në akademinë e PSG-së, siç shkruan magazina gjermane Der Spiegel, është kryer një diskriminim i sistematizuar racor, shkruajnë gjermanët duke iu referuar dokumenteve të Football Leaks. Sipas tyre akademia e PSG-së, ekipet e të rinjve i ka plotësuar me shifra racore gjegjësisht futbollistët e rinjë me ngjyre janë pamundësuar të mbesin në ekipin e kampionit të Francës. Këta si shembull kanë marrë Yann Gboho, i cili si 13 – vjeçar për shkak të prejardhjes afrikane ka qenë i diskriminuar dhe refuzuar nga PSG-ja.

Loading...

Shpërndaj me