Arrat janë mjaft të përdorshme dhe ju rekomandojmë që t’i konsumoni çdo ditë.

Ato përmbajnë sasi të konsiderueshme të acideve yndyrore omega-3, janë të pasura me fibra, vitamina B, magnez dhe antioksidantë si vitaminë E.

Studiuesit janë më të bindur se kurrë për përfitimet dhe vlerat ushqyese që kanë arrat. Rreth 90% e fenoleve gjenden tek cipa e saj. Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...