Qindra persona kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit bjellorus, për të kundërshtuar planet për integrimin e mëtejmë të këtyre dy shteteve.

Shumica e protestuesve kanë mbajtur flamuj të bardh me shirita të kuq – flamuri i parë i shtetit të pavarur të Bjellorusisë – si dhe flamuj të Bashkimit Evropian, teksa kanë marshuar në rrugët e Minskut.

Protestat vijnë në kohën kur sot pritet të takohet presidenti rus, Vladimir Putin me homologun e tij bjellorus, Alyaskandr Lukashenka për të diskutuar lidhur me një traktat mes dy vendeve, që ka për qëllim rritjen e presionit nga Moska për Minskun për integrim më të madh.

Putin dhe Lukashenka pritet që sot të takohen në Soçi të Rusisë, në ditën kur dhe shënohet 20-vjetori i traktatit të bashkimit. Dy shtetet e kishin nënshkruar këtë marrëveshje më 1999 dhe që kishte për qëllim të krijonte një shtet të unifikuar, por dy dekada pas nënshkrimit të këtij traktati, zotimet e dhëna aty kanë mbetur vetëm në letër.

Bjellorusia mbështetet te Rusia për naftë më të lirë dhe subvencione vjetore në vlerë prej rreth 5 miliardë dollarësh. Moska i ka bërë presion Miskut që të përshpejtojë integrimin ushtarak dhe ekonomik, teksa e përditshmja ruse, Kommersant në muajin shtator, duke cituar një dokument, kishte raportuar se Rusia dhe Bjellorusia do të krijojnë një konfederatë ekonomike më 2022.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...