Barcelona nuk është e qetë për shkak të protestave të shumta në qytetin e Spanjës. La Liga ka filluar të mendojë që tani për “El Klasikon” e parë që do të zhvillohet më 26 tetor. Drejtuesit e kampionatit spanjoll kanë hedhur idenë që të zhvendosin ndeshjen nga Barcelona në Madrid. La Liga i ka bërë kërkesë Realit dhe Barcelonës që të ndryshojnë vendodhjen e sfidave. Takimi i parë të luhet në “Santiago Bernabeu”, ndërsa beteja e dytë të zhvillohet në “Camp Nou” për të shmanguar situatat e papërshtatshme.  Shkresa zyrtare ka shkruar në ambientet e të dy klubeve, ndërsa nuk dihet nëse Barça dhe Reali do të gjejnë gjuhën e përbashkët. Klubet nuk kanë një frymë miqësore, por në raste të tilla meritë duhet të lihen mënjanë.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...