Ndalohen dhjet persona të dhunshëm të cilët gjatë protestës së djeshme para Kuvendit kanë gjuajtur me bomba molotovi drejt policëve dhe godinës së Kuvendit, njoftojnë nga MPB-ja.

Personat e ndaluar ishin të maskuar dhe ndaj kordonit të policisë kanë gjuajtur me gjësende të forta, shufra hekuri, shishe dhe bomba molotovi. Ndërkohë që nuk kanë munguar as ofendimet dhe fyerjet e shumta ndaj shqiptarëve. Zëvendës ministri i brendshëm Agim Nuhiu deklaroi se këta persona janë marrë nga ana e policisë dhe ndaj tyre mo merren masat e duhura. Ai shtoi se qytetarët janë të vetëdijshëm për situatën e krijuar dhe policia është në krye të detyrës dhe nuk do lejoj eskalim të situatës.

Janë paraqitur diku 10 protestues të maskuar, ata janë ndaluar nga policia dhe ndaj tyre po merren veprime të caktuara institucionale dhe ligjore. Do dua të them se çdo kush ka të drejtë të protestoj, të shprehin qëndrimet e tyre megjithatë, rendi dhe qetësia publike si dhe ligji dhe vlerat kushtetuese do duhet të zbatohen. Ne ndajmë vlerësimin se qytetarët e Maqedonisë janë njerëz të edukuar, ata kanë sensin për të kuptuar kontekstin e rrethanave dhe nuk besoj që situata të merr përmasa të tjera. Policia do të jetë në krye të punës – deklaroi Agim Nuhiu – zëvendës ministër i brendshëm.

Alsat 

Shpërndaj me