Qeveria dhe sindikatat prezantuan propozim ligjin e marrëdhënieve të punës përpara Konfederatës së Sindikatës Evropiane. Angazhimi është që punëtori në vend të ketë të drejta të mira dhe të marrë atë që ai i takon me ligj, thonë sindikalistët.

Kontratat e punës me afat fikse, vetëm në kushte objektive të jashtëzakonshme, që zgjasin deri në një vit, 38 orë punë gjatë javës, deri në 12 muaj pushim të lindjes, respektim i rregullores së pagave sipas ligjit, por edhe me marrëveshje kolektive për të ushtruar plotësisht të drejtën e pushimit vjetor dhe respektimin e konventave, për lirinë e organizimit sindikal- deklaroi DARKO DIMOVSKI KRYETAR I LSM.

Pa punë të përshtatshme dhe paga të mira, një i ri nuk mund të mbahet në asnjë vend. Por edhe investitorët e huaj në Maqedoni, të trajtojnë punonjësit e tyre në të njëjtën mënyrë si në vendin e tyre. Sindikalistët evropianë kanë lëshuar një sërë kritikash mbi të drejtat e punëtorëve në vend, duke thënë se çdo familje duhet të ketë të ardhura mujore aq sa peshon shporta bazë e konsumatorit.

Ju keni pagën minimale, por ajo ende nuk e ka shumën për të shlyer shportën minimale të konsumatorit. Prandaj duhet të arrijë atë nivel- tha Luka Vinsentini, Sekretar i Përgjithshëm i Konfederatës Sindikale Evropiane.

Ministrja e Punës nuk zbuloi nëse punëdhënësit kishin ndonjë vërejtje ndaj projektligjit, pasi ata nuk ishin të pranishëm në takimin e sotëm. Por, Carovska thotë se paraprakisht ata ishin të gatshëm për një marrëveshje.

Investimi në punëtorin është i nevojshëm gjatë kësaj periudhe të zhvillimit të vendit tonë. Në mënyrë që të stimulohen punëtorët cilësorë të qëndrojnë në vend, të punojnë dhe të jenë më produktivë- pohoi MILLA CAROVSKA- Ministre e punës dhe politikës sociale.

Por, nga Organizata e Punëdhënësve nuk pajtohen plotësisht me qeverinë dhe sindikatën. Në një bisedë telefonike për Alsat, ata thonë se problemi nuk është në tekstin e zgjidhjes ligjore aktuale, por në zbatimin e tij dhe mosrespektimin e rregullave të lojës për disa pronarë.

Respektim më të madh të ligjit nuk arrihet me rritjen e të drejtave. Përkundrazi, me ligje reale që plotësojnë kërkesat e menaxhimit ekonomik, kontroll më të madh nga inspektoratet dhe aksione të përbashkëta nga të gjithë palët e interesuara, për të penguar publikisht ata që shkelin ligjin- tha ANGEL DIMITROV – ORGANIZATA E PUNËDHËNËSVE.

Ligji i ri i marrëdhënieve të punës është negociuar gati dy vjet nga pushteti, punëdhënësit dhe sindikata. Paga në zarf, mobingu në vendin e punës, abuzimi i orarit të punës dhe mospagimi i K-15/regresit vjetor, janë problemet më të zakonshme me të cilat përballet një punëtor në vend, i cili kohët e fundit gjithnjë e më shpesh po e ngre zërin.

Ile Petrevski 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...