Pesë orë në Prokurorinë për krim të organizuar prokurorja Lile Stefanova nga PSP ka sqaruar se çfarë din për rastin “Reket”. Para kolegëve si dëshmitare ka shpjeguar shumë gjëra, ndërsa para kamerave ishte e përmbajtur. Tha se ka treguar çdo gjë që ka ditur, duke pasur parasysh faktin se Stefanova është në krye të hetimit për rastin “Perandoria”, ku të dyshuar për larje parash janë disa biznesmenë, mes tyre edhe Orce Kamçev. Ky i fundit, tani është dëshmitari kryesor për rastin “Reket” apo për zhvatjen e 1,5 milionë eurove ndërsa si kundër- shërbim është dashur të ndërpritet hetimi i Speciales ndaj tij.

Çdo gjë që kam pasur të ndajë me opinionin, e kam sqaruar të premten. Sot kam ardhur këtu si dëshmitare, prej orës 9 e deri më tani, rreth pesë orë kam dëshmuar dhe çdo gjë që di rreth rastit, e kam thënë para prokurorit kompetent publik. Duke e pasur statusin tim të dëshmitarit dhe fshehtësinë e hetimit, s’mund të jap asnjë deklaratë tjetër nga ajo që e kam thënë – deklaroi Lile Stefanova- PSP.

Stefanova vendosi të mos përgjigjet në pyetjet e gazetarëve. Në fillim ajo sqaroi se ka pasur mosmarrëveshje me Katica Janevën për rastin “Perandoria”. Stefanova nuk ka dashur që i dyshuari nga paraburgimi të dalë në arrest shtëpiak, e nuk është pajtuar as t’i kthehet pasaporta Orce Kamçevit. Për momentin për rastin “Reket” të dyshuar janë vetëm Boki 13 dhe Zoran Kiçeec. Gjykata sot u përcaktoi 30 ditë të reja paraburgim. Prokuroria i akuzon për zhvatjen e 1.5 milionë eurove nga biznesmeni Orce Kamçev. Ia kanë marrë paratë me premtimin se do të ndikojnë në PSP t’i ndalojnë hetimet për rastin kundër tij “Perandoria”. Gazeta italiane La Verita publikoi bisedë mes Boki 13 dhe biznesmenit Kamçev, por në te dëgjohet edhe zëri i Katica Janevës. Shefja e PSP-së e siguron Kamçevin se hapat e ndërmarra për rastin “Perandoria” janë nën kontroll dhe e bindë atë se e ka nën kontroll edhe prokuroren lile Stefanova. Janeva nuk mohoi se ka biseduar me Kamçevin, por pohon se biseda nuk ka pasur lidhje me skemën e reketit të Boki 13.

Bojan Stojanovski

Loading...

Shpërndaj me

Loading...