Prokuroria Themelore Publike (PTHP) për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit ka ngritur procedurë parahetimore pas zërave dhe indicieve për shkelje të ligjit gjatë procedurave për marrëveshjet për furnizime publike në Ministrinë e Shëndetësisë.

Siç theksohet në kumtesën e PTHP-së, procedura parahetimore është rezultat i artikujve të publikuar nga ana e më shumë mediave në Republikën e Maqedonisë lidhur me parregullsitë gjatë zbatimit të procedurave për furnizime publike në Ministrinë e Shëndetësisë. Lënda ka të bëjë me procedurën për furnizime publike për bioreagjensë dhe testeve në gjak në vlerë prej 35 milionë eurosh dhe për blerjen e ilaçeve prej farmacive për nevojat e institucioneve shëndetësore publike pa procedurë tenderi në vlerë prej 24,6 milionë denarë.

PTHP, siç theksohet, i ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme në koordinim me institucionet kompetente për zbulimin e llojit të këtillë të veprave penale.

Shpërndaj me