Hetimi për rastin e sotit që e ka ngritur Prokuroria pë ndjekje të krimit të organizuar ka të bëjë me rastin e PSP-së, ‘IMPERIA’, këtë rast PSP e kishte hapur më 9 nëntor të vitit 2018, shkruan A1On.

Rasti ‘IMPERIA’ ishte hapur pikërisht gjatë periudhës kur i akuzuari i parë Bojan Jovanovski, duke keqpërdorur pozitën e tij kundër njërit nga prokurorët e PSP-së ka tentuar që të ndikojë në lehtësimin e akuzave.

Mediet në mars të këtij viti kishin publikuar se kishte ndodhur vërshim në hapësirat e PSP-së, me çka ishin shkatërruar fakte pikërisht të rastit ‘IMPERIA’. Periudha gjatë kohës që ka ndodhur vërshimi brenda hapësirave të PSP-së, korespondon me kohën gjatë të cilës ishte shantazhuar prokurori dhe biznesmeni.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...