Prokuroria Italiane në bashkëpunim me organet e hetuesisë në Maqedoninë e Veriut vazhdon të hetojë edhe funksionarë të tjerë shtetërorë të përfshirë në krim financiar dhe korrupsion. Për shkak se janë të hapura procedurat para hetimore, Prokurori për ndjekjen e mafisë dhe terrorizmit në Itali Frederiko Kafiero De Raho, nuk deshi të jep detaje, por thotë se dyshohet edhe për keqpërdorime tenderësh nga paratë e shtetit prej kompanive italiane të infiltruara në Maqedoninë e Veriut.

Kur bëhet fjalë për hetime të përbashkëta për vepra të rënda penale, në të cilat garantohet e drejta e informacioneve sekrete nuk mund të jepen deklarata në opinion. Hetimet penale janë sekrete, informacione të tilla mund të jepen vetëm nëse rastet përfundojnë me paraburgime të dyshuarve ose me konfiskim të pronave të tyre. Konkretisht për këtë rast, hetimin e ka filluar Prokuroria Publike në Milano dhe besoj se ata janë më kompetentë të japin detaje për këtë rast hetimor”-theksoi Federiko Kafiero De Raho, prokuror për ndjekjen e mafisë dhe terrorizmit.

Prokurori publik Lubomir Joveski tha se janë duke u mbledhur dëshmi për të hapur raste të reja hetimore që kanë lidhshmëri krimi me politikën dhe ekonominë.

 Nëse ka hetim ne do të njoftojmë opinionin, por bëhet fjalë për procedurë para hetimore, të cilat janë sekrete dhe në momentin që do të sigurohen dëshmitë dhe faktet e duhura do të plotësohet kushti për të hapur procedurë hetimi, për të cilën do të ju njoftojmë”-theksoi Lubomir Joveski, kryeprokurori Publik i RMV-së.

 Drejtor i Byrosë për Siguri Publike, Sasho Tasevski tha se bashkëpunimi nuk do të kursej asnjë nga funksionarët të përfshirë në ryshfet, pastrim parash dhe vepra të tjera penale.

 Më lejoni të theksoj se ka edhe disa raste në bashkëpunim më Republikën e Italisë, të cilat pritet të realizohen në periudhën e ardhshme. Pas kompletimit të aktiviteteve para hetimore dhe sigurimin e fakteve”-pohoi Sasho Tasevski, drejtor i Byrosë për siguri publike në RMV.

Nga ana tjetër krye shefi i policisë Italiane, Franko Gabrieli tha se Maqedonia e Veriut është udhëkryqi i tregtisë së drogës dhe klandestinëve.

 Në këtë kontekst detyrimet e Ballkanit Perëndimorë që thellojnë shkëmbimin e informatave, pikërisht në Maqedoninë e Veriut ‘IPA 2017’ i mbështetë aktivitetet që kanë për qëllim të lehtësojnë komunikimin e drejtpërdrejtë ndërmjet bazave kombëtare të të dhënave me bazat e Interpol-it”-pohoi Franko Gabrieli, drejtor i sigurisë publike dhe krye shef i policisë Italiane.

 Të gjitha këto u thanë në vizitën e autoriteteve të sigurisë dhe hetuesisë italiane në Shkup, përkatësisht në Prokurorinë Themelore Publike ku u mbajt Konferenca për luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, në të cilën Joveski dhe De Raho nënshkruan memorandumin për bashkëpunim në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

 

Adnan Qaili

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...