Ministria e Financave, Banka Popullore, kompanitë e sigurimeve, bankat komerciale dhe institucionet e tjera që kanë të bëjnë me veprimtarinë e financave janë pjesë e programit i cili parashikon edukim më të madh të qytetarëve për përdorimin e instrumenteve financiare. Para ndërtesës së ministrisë së Financave nga mëngjesi u vendosën disa stenda ku shpërndaheshin materiale promovuese. Qytetarët e interesuar kishin mundësi për të marrë informacione më të hollësishme nga ekspertët. Vetëdija financiare, sipas Guvernatores së Bankës Popullore, është parakusht për stabilitet financiar në një shoqëri.

Organizim i punëtorive edukative që do të jenë për njohuri më të mëdha për opinionin, për të gjithë ata që janë të interesuar për disa nga funksionet kryesore të Bankës Qendrore. Siç janë shërbimet e pagesave, stabiliteti i sistemit financiar, sistemi bankar dhe zbatimi i politikës monetare”-tha Anita Angelovska Bezhoska, guvernatore e BPRM-së.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...