Albin Kurti, kryetari i lëvizjes vetëvendosje dhe Kryeministri në pritje i Kosovës në një intervistë për Alsat, thotë se për rajonin nuk duhet të ketë asnjë zëvendësim për anëtarsimin në BE.  Ai thotë vendet e rajonit duhet të bashkëpunojnë për vetëm me qëllim anëtarsimin e plotë në Bashkimin Evropian.

Iniciativat rajonale me siguri që janë të nevojshme, por absolutisht nuk mund ta zëvendësojnë integrimin Evropian. Nuk mund të themi ne që nuk po integrohemi në BE, e po bëjmë ndonjë gjë ndërmjet veti këtu- deklaroi Albin Kurti, kandidat për kryeministër të Kosovës.

Vlerëson si akt përgjegjegjësie shkuarjen në zgjedhje të parakohshme në Maqeedoninë e veriut, por thotë se tani nga pozitat e Kryeministrit të ardhëshëm të Kosovës nuk e di nëse do tëmbështesin ndonjë subjekt politik shqiptar hapur gjatë fushatës:

 Unë nuk mund të them sot se do të mbështesim këtë apo atë subjekt!- tha Albin Kurti.

Albin Kurti  pret që të vizitojë Maqedoninë, të ketë marrëdhënie më të afërta me Shqipërinë por për tu stabilizuar plotësisht rajni, thotë që Serbia duhe të pajtohet me realitetin se Kosova është shtet i pavarur:

 Normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë kalon nëpërmes normalizimit të Serbisë si të tillë. Në Kosovë është tentuar gjenocidi 860 mijë shqiptarë janë deportuar jashtë Kosovës në pranverën e vitit 1999. Mbi 1 milion prej shtëpive të tyre, i kemi 20 mijë vajza e gra të përdhunuara, gjallë janë ato të gjitha- theksoi Albin Kurti.

Albin Kurit tha se me LDSK-në janë marrë vash se qeveria e re do ketë 12 ministri, pret sa më parënë Nëntor ta marrë edhe zyrtarisht postin e Kryeministrit. Intervistën e plotë mund të ndiqni në ora 22.00 në Programin 200.

 Adnan Qaili

“Programi 200” – Intervistë me Albin Kurtin (emisioni i plotë)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...