Sonte në Prishtinë është hapur Festivali i parë ndërkombëtar i filmit të shkurtër artistik “Siguria e Jetës”.

Drejtori dhe themeluesi i Festivalit, Imer Veliu ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në mbajtjen e festivali, ndërsa në mënyrë të veçantë ka falënderuar 721 konkurrentët e filmave.

“Po du me i falënderuar 92 shtet që kanë aplikuar për të marr pjesë, gjysma prej tyre nuk e kanë njohur Kosovën, mirë po artistët e tyre, e kanë njohur festivalin tonë. Dua t’i falënderoj 721 filma që kanë aplikuar në festival”, tha Veliu.

Bashkëthemeluesi i Festivalit dhe drejtori ekzekutiv i Kolegjit “Tempulli”, Muhamed Krasniqi ka thënë se arsyeja pse i është bashkangjitur këtij festivali, janë telefonat e mençur, të cilët janë ndër shkaktarët kryesor të aksidenteve në trafik.

“Arsye pse i jam bashkuar idesë së Imerit për ta bë këtë festival, janë këta telefona të mençur, që janë ndër shkaktar më të mëdhenj të aksidenteve në trafik. Më nuk flitet për ngasje nën ndikim të alkoolit, por për ngasje nën ndikim të telefonit mobil. Kjo është arsyeja pse e kam përkrah idenë e këtij festivali, për me mujt që këta telefona, për mos me u konsideruar si shkaktar të aksidenteve, por këtë telefona të mençur me qenë si një pajisje, ku mundemi me parandaluar një aksidentet në trafik, qoftë përmes storieve, historive, apo blogeve të ndryshëm, që do t’iu shërben të tjerëve si mjet për vetëdijesim”, tha Krasniqi.

Kurse nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Feim Hoxha tha se ky festival do të ndikojë direkt tek të rinjtë, duke sjell të ta metoda të reja dhe më praktike, në të menduarit kritik, përmes edukimit dhe filmit.

“Ky festival që po mbahet për herë të parë në Kosovë, dhe është i vetmi në këtë format, pasi bërja e filmave me smartphone, është vetëm për ata që janë më të vërtet kreativ, dhe kanë një histori për të treguar përmes krijimtarisë artistike, duke shkaktuar ndezjen e të menduarit për gjërat më të çmuara të njerëzve, pra jetën”, tha Hoxha.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...