Princi i Uellsit , Charles ka rezultuar pozitiv në testin për koronavirusin. Clarence House konfirmoi se 71-vjeçari ishte diagnostikuar me sëmundjen COVID-19 .

“Princi i Uellsit ka testuar pozitiv për koronavirusin”, thuhet në deklaratë.

Charles ka shfaqur simptoma të buta, gëzon shëndet të mirë dhe ka punuar nga shtëpia për ditët e fundit si zakonisht. Dukesha e Cornwall gjithashtu është testuar, por nuk ka virus. Sipas këshillave qeveritare dhe mjekësore, Princi dhe Dukesha tani po izolohen në shtëpi në Skoci.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...