Aktorja e famshme britanike, Emma Thompson mori statusin Dame Commander of the British Empire në Buckingham Palace.

Gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit, ajo u takua me Princ William, i cili e nderoi me statusin.

Aktorja u përpoq që ti ‘rrëmbente’ një puthje princit, mirëpo William e refuzoi.

“E dua Princ William”, tha fituesja e Oskar për People. “E kam njohur që kur ishte i vogël. E pyeta nëse mund ta puthja apo jo, por ai më tha: Jo, mos. Kjo ditë nuk është për mua është për ty”.

Aktorja u shfaq në ceremoni e veshur me një kostum dhe atlete të bardha, duke shkelur protokollin mbretëror.

Thompson u shoqërua në ceremoni nga burri i saj, Greg Wise, vajza Gaia dhe djali Tindyebwa Agaba Wise.

Loading...

Shpërndaj me