Një prezantuese e njohur televizive dhe këshilltare e qeverisë ka humbur jetën nga një e shtënë me armë në Afganistan.

Mena Mangal u vra gjatë rrugës për në punë në orën 7:30 të shtunën në Kabul nga dy vrasës në një motoçikletë.

Aktivistja e të drejtave të grave, e cili ka punuar si gazetare para se të hyjë në politikë, tha se besonte se jeta e saj ishte në rrezik vetëm disa ditë para vdekjes së saj. Madje ajo kishte bërë postime në Facebook duke zbuluar se merrte kërcënime dhe frikësohej për jetën e saj.

“Kjo grua kishte treguar më parë që jeta e saj ishte në rrezik. Përse nuk ndodhi asgjë? Ne kemi nevojë për përgjigje?”, shkruajti avokatja për të drejtat e njeriut, Wazhma Frogh.

Mangal ishte një prezantuese e njohur televizive, e cila punonte për Tolo TV, transmetuesi më i madh privat në Afganistan.

 

Loading...

Shpërndaj me

Loading...