Skuadra e Lirisë nga Kosova ka bërë një lëvizje të çuditshme. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, klubi nga Prizreni njoftoi për arritjen e akordit dhe prezantimin e trajnerit të portierëve, Bujar Thaqi. Ky i fundit, punonte më parë si trajner me fëmijët te skuadra “Albionët”. Ai vjen te Liria e Prizrenit në vendin e Blerim Zherkës, por aventura në Prizren i ka zgjatur vetëm 24 orë, sepse ka qenë vetë Bujari, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka njoftuar largimin nga klubi prizrenas dhe shkak për këtë, është bërë një keqkuptim.

Unë nuk jam pjesë e FC Liria, pasi pati një keqkuptim me anëtarët e kryesisë së Lirisë. Unë jam pjesë e klubit tim FC Albionët dhe do të vazhdoj punën time me fëmijët. U kërkoj falje të gjithë atyre që më duan mua si sportist dhe si Bujar Thaqi”, shkruante ky i fundit në ‘Facebook’. (vipsport)

Loading...

Shpërndaj me

Loading...