Presidenti polak, Andrzej Duda do të vizitojë Uashingtonin muajin tjetër për të zhvilluar një takim me presidentin, Donald Trump, njoftoi sot Shtëpia e Bardhë.

Një zyrtar deklaroi se “mbrojtja, siguria, energjia dhe çështjet e tregtisë do të jenë në axhendë për takimin e 12 qershorit”.

Polonia, që ka treguar vendosmëri për t’u shkëputur nga furnizimi me energji nga Rusia, është angazhuar të blejë gaz natyror amerikan.

Këtë javë, Trump priti kryeministrin hungarez, Viktor Orban.

Loading...

Shpërndaj me

Loading...